Mega procesi “Sky ECC”, kërkohen 8 vite burg në Belgjikë për shqiptaren Deljana Nebiu
Ka vijuar në Gjykatën Penale të Brukselit në Belgjikë procesi gjyqësor “Sky ECC” për 128 të pandehurit e një organizate të trafikut ndërkombëtar të kokainës. Në seancën e radhës është kërkuar dënimi me 8 vite burg në mungesë për shqiptaren e kërkuar, Deljana Nebiu, e afërme e shqiptarit me mbiemër kolumbian Eridan Munoz Guerrero.
Emri i saktë i të pandehurës është Deljana Nebiu, sipas një ekstrakti të QKB ku pasqyrohet se Eridan Guerrero, e ka pasur ortake në një biznes në Vlorë, ndërkohë që në një shkrim të medias belge “Le Soir”, ai mban emrin edhe si Eridan Nebiu, i konsideruar si një ndër drejtuesit e organizatës kriminale.
Për prokurorin publik, kjo grua shqiptare me urdhër-arresti ndërkombëtar ka qenë në dijeni të aktivitetit të tij dhe ka ndihmuar organizatën e tij kriminale, veçanërisht duke u përfaqësuar te një avokat. Madje, në një bisedë me Eridan Munoz Guerrero, ajo kërkon të “vënë para në tavolinë” për ta liruar atë, më pas të arrestuar në një çështje droge. Për të cilën shoku i tij u përgjigj se “ne nuk mund të korruptojmë shtetin” në Belgjikë.
Pas arrestimit të tij, 30-vjeçarja organizoi vetë arratisjen e saj në Spanjë nëpërmjet Montpellierit, sipas deklaratës së prokurorit federal.