Mega-operacion për ndërtimet pa leje në Sarandë, lëshohen disa urdhër arreste ndaj ish-zyrtarëve të lartë

Një mega-operacion policor është zhvilluar mbrëmjen e sotme në qytetin e Sarandës për të ekzekutuar 13 urdhër-arreste të lëshuara nga Prokuroria e qytetit.

Mësohet se urdhrat e arresteve janë për ish -Drejtues të ASHK Sarandë, ish – shefa sektorësh në ASHK, ish – punonjës dhe punonjës në ASHK, punonjës dhe ish – punonjës të IMT Bashkia Sarandë dhe ish – punonjës të IKMT Sarandë.

Raportohet se deri më tani janë ekzekutuar pjesa më e madhe e urdhër arresteve dhe vazhdon kërkimi për personat e tjerë.

 

 

 

Urdhër arrestet janë lëshuar për shtetasit:

 

Mariel Murati ish Drejtor Aluizni

Ina Papa ish Shefe sektori Aluizni

Erald Lika ish Shef Sektori Aluizni

 

 

Denis Balili ish inspektor IKMT

 

 

Ermen Stroka specialist ASHK

 

Viktor Qesari inspektor IMT Bashkia Sarande

Manushaqe Saliko ish inspektore IKMT

Oltion Durmishi inspektor IMT Bashkia Sarande

Andri Dhima ish drejtor ASHK

Kozeta Statha ish drejtore ASHK

Tonin Simoni ish inspektor IMT Bashkia Sarande