Mega-operacion në Kavajë/ Arrestohen 13 persona për shitje droge, sekuestrohen armë dhe para

Një mega-operacion i policisë ka çuar në arrestimin e 13 personave në Kavajë, të dyshuar për përfshirje në aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike në qytet.

Operacioni, i koduar “Ëinter”, u zhvillua nga policia e Durrësit dhe rezultoi me ndalimin e 13 shtetasve, ndërsa një tjetër u procedua në gjendje të lirë dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Gjatë aksionit, policia sekuestroi:
• 3 silenciatorë,
• 1 jelek antiplumb,
• Pajisje për modifikimin e armëve të zjarrit, që u gjetën në një ambient të përshtatur posaçërisht në Kavajë.

Gjithashtu, si provë materiale u kapën:
• 80 doza kokaine,
• 620 doza kanabisi,
• 2 peshore elektronike,
• Pajisje për presimin dhe ndarjen e drogës në doza,
• Shuma parash në euro dhe lekë,
• 19 celularë.

Personat e arrestuar janë:
• R. Gj., 35 vjeç, nga Rrogozhina;
• R. D., 29 vjeç, banues në Kavajë;
• E. D., 22 vjeç, banues në Kavajë;
• R. L., 25 vjeç, banues në Kavajë;
• R. K., 19 vjeç, banues në Kavajë;
• A. Sh., 23 vjeç, banues në Kavajë;
• R. Sh., 21 vjeç, banues në Kavajë;
• E. M., 29 vjeç, banues në Kavajë;
• B. B., 33 vjeç, banues në Kavajë;
• S. A., 25 vjeç, banues në Kavajë;
• K. V., 52 vjeç, banues në Kavajë;
• B. D., 50 vjeç, nga fshati Synej;
• A. Xh., 38 vjeç, banues në Kavajë.

Ndërkohë, procedimi në gjendje të lirë ka nisur për N. M., 32 vjeç, ndërsa në kërkim është shpallur B. D., 32 vjeç, të dy banues në Kavajë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se këta persona, në bashkëpunim ose individualisht, kryenin shitjen e lëndëve narkotike të llojit kokainë dhe kanabis në zona të ndryshme të qytetit, kryesisht pranë shkollave.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për hetime të mëtejshme.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)