Sot do të zhvillohej seanca paraprake në ngarkim të ish-ministrit Mediu.
Por ish-ministri i mbrojtjes, Fatmir Mediu nuk u paraqit ditën e sotme në seancën paraprake në GJKKO. Ai vendosi të përfaqësohej vetëm nga avokati i tij, duke mos qenë prezent vetë në seancë.
Të pranishëm në gjyq, ishin edhe familja Durda, e cila humbi djalin në tragjedinë e Gërdecit.
Kujtojmë se ish-ministri, Mediu akuzohet për shpërdorim detyre.
Sakaq është vendosur që seanca e radhës ndaj ish-ministrit do të mbahet më 23 mars.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ