Mediat spanjolle ‘plasin’ bombën, zbulojnë ekipin dhe datën e prezantimit të Kylian Mbappe
Detaje të reja rreth të ardhmes së Kylian Mbappe.
Francezi duket se është i destinuar për tu larguar nga Parisi që në këtë merkato vere. Ajo që dukej si një fantazi është kthyer në një hipotezë të vërtetë, e destinuar të kthehet në një opsion konkret në ditët në vijim.
Përçarja mes sulmuesit francez dhe presidentit të klubit, Al Khelaifi ka shkaktuar turbullimin e ujërave te PSG, që tashmë po përgatit divorcin.
Madje, mediat spanjolle e konsiderojnë të kryer kalimin e sulmuesit 25-vjeçar në radhët e Real Madrid. Autori i 212 golave në 260 ndeshje me PSG-në pritet të prezantohet me fanellën mbretërore më 23 korrik.
Shifra përllogaritet rreth 200 milionë euro, që lidhet vetëm me vlerën e kartonit të futbollistit. Për Real Madrid do të ishte investimi i dytë i madh në këtë merkato vere, pasi firmosi me Jude Bellingham nga Borussia Dortmund për rreth 140 milionë euro.