Mediat ndërkombëtare mahniten me spektaklin e fishekzjarreve në Tiranë

Spektakli i fishekzjarrëve në qiellin e Tiranës gjatë natës së ndërrimit të viteve 2025 kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

“Reuters” ka përzgjedhur një fotografi të shkrepur gjatë kësaj nate si një nga imazhet më përfaqësuese, duke ilustruar bukurinë dhe emocionet që përfshinë qytetin. Kjo përzgjedhje e vendos Tiranën në fokusin e botës, duke promovuar një imazh pozitiv dhe dinamik të kryeqytetit shqiptar.

Prestigjiozja “Bild”e ka përdorur po të njëjtën fotografi për të ilustruar mënyrën unike se si qytete të ndryshme të botës mirëpritën Vitin e Ri. Postimi i tyre në Instagram ka marrë mbi 80,000 pëlqime, një sukses që reflekton interesin dhe vlerësimin e audiencës globale për momentet e festës në Tiranë.