Mediat greke zbulojnë detaje nga vizita e Ramës, ja ku do të mbahet takimi me komunitetin shqiptar
- 9 May, 2024
Mediat në Greqi kanë zbuluar detaje të reja lidhur me takimin e kryeministrit Edi Rama me komunitetin shqiptar në vendin fqinj.
Sipas raportimeve në mediat greke, takimi dhe vendi ku do të mbajë fjalën e tij kryeministri Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Greqi është në një stadium të mbyllur në Galatsi.
“Në Galatsi do të zhvillohet tubimi ku kryeministri shqiptar Edi Rama do t’i drejtohet bashkatdhetarëve.
Sipas informacioneve të transmetuara nga televizioni MEGA, tubimi do të zhvillohet në stadiumin e mbyllur të zonës.
Sipas të njëjtave informacione, leja është dhënë nga Shoqëria Shtetërore e Pasurive të Paluajtshme dhe marrëveshja është mbyllur nga personi privat që administron objektet olimpike në Galatsi”, raportojnë mediat greke.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ