Mediat greke për protestën e nacionalistëve kundër Ramës: Reaguan kundër shkeljes së të drejtave të minoritetit
- 3 November, 2024
Nga Selaniku, kryeministri Edi Rama i cilësoi protestat e një grupi qytetarësh grek kundër ardhjes së tij si fantazma që jetojnë me të shkuarën e Vorio Epirit.
Ndërkohë media greke Protothema shkruan se protesta u zhvillua nga anëtarët e organizatave nacionaliste.
“Sipas tyre, ata po reagojnë ndaj pranisë së kryeministrit shqiptar në Selanik në një kohë kur ‘shteti shqiptar po shkel sistematikisht të drejtat e njeriut të minoritetit të njohur grek të Vorio Epirit’”, ndërsa protestojnë edhe për vrasjen e Katsifas”, thuhet në artikull.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ