Media italiane “TTi Viaggi”: Gjithnjë e më shumë turistë zgjedhin Shqipërinë për pushime

Shqipëria është një nga ato vende që ka pasur suksesin më të madh vitet e fundit – duke tërhequr një numër në rritje të vizitorëve ndërkombëtarë, veçanërisht në periudhën e verës, sipas një artikulli të botuar në revistën italiane të udhëtimeve “TTi Viaggi”.

Falë plazheve të bukura, ujërave të pastra dhe kostos së ulët të jetesës, sot shumë turistë zgjedhin Shqipërinë si destinacionin e tyre të pushimeve. Prej disa vitesh, sidomos pas pandemisë së Covid-19, luftës në Ukrainë dhe të gjitha problemeve që lidhen me inflacionin, rritjen e kostos së jetesës, kushdo që shkon me pushime kërkon të kursejë sa më shumë që të jetë e mundur, pa sakrifikuar cilësinë.

Pikërisht duke pasur parasysh këtë, disa vende kanë filluar të rivalizojnë gjigantët turistikë si Greqia apo Spanja, duke u bërë destinacionet e preferuara për pushime verore me kosto të ulët. Mes tyre kryeson Shqipëria, e cila përveçse është kthyer në një destinacion perfekt për të rinjtë – dhe për ata që kanë një buxhet të kufizuar për të investuar për pushime.