Media gjermane “Reise Reporter”: Shqipëria, destinacioni i duhur për përvoja të turizmit natyror


Media gjermane e udhëtimeve dhe turizmit “Reise Reporter” përshkruan Shqipërinë si destinacionin e duhur për përvoja të turizmit natyror.

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka qenë ai që ka bërë publik lajmin.

“Media gjermane e udhëtimeve dhe turizmit “Reise Reporter” e përshkruan Shqipërinë si destinacionin e duhur për përvoja të turizmit natyror mes bukurisë së alpeve, pyjeve, liqeneve, kanioneve e plazheve, një ftesë e parfumosur me të gjitha shijet e ndjesitë e Shqipërisë për vizitorët gjermanë të cilët për vitin që shkoi na vizituan mbi 300 mijë”, shkruan Rama.