“Më vrit Erion Alibeajn të të jap Talo Çelën”/ Si e shisnin njëri-tjetrin në biseda anëtarët e bandave të Elbasanit

Përgjimet e përftuara nga aplikacioni SKY ka nxjerrë në pah të gjitha komunikimet mes anëtarëve të bandave, herë me njëri-tjetrin e herë-herë edhe me kundërshtarët e tyre. Një ndër këto biseda është ajo e Nuredin Dumanit ( i penduar i drejtësisë) me Mikel Qosjan ( Kel Kamami). Tashmë Nuredin Dumani kishte një armik dhe kundërshtar, Talo Çelën. Këtë të fundit po e kërkonte për ta vrarë me çdo kusht. Dhe kjo del në pah edhe në bisedën me Qosen por edhe në bisedën me vëllain e tij, Dashnor Dumani ( i përfshirë në vrasjen e trefishtë në Bradashesh).
Dumani dhe Qose bëjnë klering. Nga njëra anë Qose i kërkon Dumanit eliminimin e Erion Alibejt e nga ana tjetër, në këmbim i kërkon Talo Çelën.

“2 milion euro dhe Talo Çelën në këmbim, nëse më vret Erjon Alibejn”.

Mirëpo mesa duket nuk ka pasur një dakordësi me pazarin e bërë. Në bisedë, Kamami dhe Dumani i tregojnë njëri-tjetrit edhe eleminimet e personave në krah të tyre.

“O Kel unë jam burrë dhe do ta mbaj fjalën. Do të të eleminoj njerëzit e afërt”- i thotë Nuredin Dumani pas mosdakordësisë.

Vetëm një muaj pas kësaj bisede, në Elbasan vritet Emiljano Ramazani dhe Regis Runaj. Të dy krah i djathtë dhe të afërt të Mikael Qoses.

Të gjitha këto, Nuredin Dumani ja rrëfen edhe vëllait të tij, Dashnor Dumani, në SKY.

Vijon…