Një 54-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Elbasanit pasi akuzohet se ka vjedhur automjetin tip Range Rover të vëllait të tij, 52-vjeçar.
I denoncuari, L. H., kishte raportuar se gjatë natës së kaluar automjeti i tij, i parkuar në lagjen “Beqir Dardha”, ishte vjedhur. Pas kallëzimit të bërë në polici, shërbimet e Komisariatit të Elbasanit lokalizuan makinën në lagjen “Luigj Gurakuqi” dhe arrestuan në flagrancë T. H., 54 vjeç, i cili u konstatua duke qarkulluar me automjetin e vjedhur.
Autori i vjedhjes, i cili rezultoi të ishte vëllai i denoncuesit, u kap ndërsa po drejtonte makinën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme ligjore.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ