“Më vjen keq që nuk keni vajzë” – Rama i përgjigjet këngëtares në Elbasan: E shijoj një, ma ka sjellë gruaja!
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të enjte një takim në qytetin e Elbasanit me vajza dhe gra, pas një ndalese më herët në Gramsh. Gjatë aktivitetit nuk kanë munguar batutat. Ai ka shkëmbyer batuta me një këngëtare, e cila këndoi këngën popullore “Kush ka vajza, botën ka”.
Këngëtarja i tha kryeministrit se ndihej keq që ai nuk kishte një vajzë.
“Unë e shijoj një vajzë se ma ka sjellë gruaja. Do ta këndosh dhe një këngë tjetër, ça të duash”, tha Rama.
Më tej, Rama vijoi: Ne jemi sipas atyre të tallavasë, ata janë të pianos, me Bethovein Ilir Vrenozin e Korçës, janë klasë e lartë. Janë aristokratë, janë të djathtë, vdeksha unë janë të djathtë, prandaj duan të na ngrenë dhe tavanin.