Me vinçin më të fuqishëm në Evropë, nxirret nga deti superjahti që u mbyt 10 muaj më parë në Palermo

Superjahti Bayesian me flamur britanik, në pronësi të miliarderit Mike Lynch, u nxor nga shtrati i detit të shtunën në një operacion shumë kompleks.

Rrëzimi ishte tronditës dhe fatal, u shënua dhjetë muaj më parë pranë Siçilisë.

Jahti 56 metra i gjatë, që mbante shtatë persona, është nxjerrë në sipërfaqe, megjithëse mbetet i mbajtur në vend nga një vinç lundrues, duke pritur rikuperimin e tij të plotë. “Pompimi i ujit të detit po vazhdon dhe pritet të përfundojë brenda ditës, pas procedurave të ngritjes dhe stabilizimit për sigurinë e ekuipazhit”, tha zëdhënësi i TMC Maritime, David Wilson.

Videoja nga operacioni kap momentin kur jahti del nga shtrati i detit, në një proces që kërkoi përdorimin e njërit prej vinçave lundrues më të fuqishëm në Evropë, duke nxjerrë në pah sfidat teknike me të cilat përballet ekipi i shpëtimit.