Me vargjet e Naim Frashërit, Rama mbyll fjalimin duke i dërguar të fala Mitsotakis-it

“Ne me sllavët e me grekët, me të gjithë fqinjët tanë,

Duam të rrojmë ngaherë me harmoni, si vëllezër,

Veç e drejta e secilit gjithnjë të respektohet”, më vargjet e të madhit Naim Frashëri, të shkruara në gjuhën greke, kryeministri Edi Rama zgjodhi që t’ia përcillte si mesazh, homologut, apo mikut të tij, siç ai e quajti, Kyriakos Mitsotakis.

Në pamundësi për ta takuar sot, për shkak se Athina zyrtare e ka quajtur provokim takimin e tij me emigrantët në Greqi, Rama i dërgoi të fala, nga ai vetë, por edhe nga shqiptarët e pranishëm në pallatin e sportit “Galatsi”, në Athinë.

“Po i lë një pusull mikut tim, i dashur në 1986 poeti ynë kombëtar Naim Frashëri shkruajti në greqisht vjershën e tij, “Dëshira e vërtetë e shqiptarëve “

“Ne me sllavët e me grekët, me të gjithë fqinjët tanë,

Duam të rrojmë ngaherë me harmoni, si vëllezër,

Veç e drejta e secilit gjithnjë të respektohet”,…..shumë të fala nga unë dhe shqiptarët e Greqisë”, tha Rama.

Me këtë mesazh, ai zgjodhi që të mbyllte fjalimin e tij prej më shumë se 60 minutash.