“Me ty çdo fitore ishte e sigurt” – Vajza e Bashkim Finos kujton të atin në përvjetorin e ndarjes nga jeta
Megi Fino, vajza e ish-kryeministrit Bashkim Fino, ka kujtuar të atin në përvjetorin e katërt të ndarjes së tij nga jeta. Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka ndarë një mesazh prekës, duke shprehur mungesën e madhe që ndjen për të.
“Katër vite pa ty, por çdo ditë e ndjejmë praninë tënde. Si gjithmonë, je mbështetja dhe forca ime më e madhe. Na mungon pafund,” ka shkruar Megi Fino krahas një fotografie të të atit.
Ajo gjithashtu ka ndarë një shprehje të Ben Blushit për Bashkim Finon:
“Me Bashkimin çdo fitore ishte e sigurt dhe çdo humbje ishte një fitore, qoftë ajo një domino, një ndeshje apo një palë zgjedhje kombëtare.”
Bashkim Fino, një nga figurat e njohura të politikës shqiptare, u nda nga jeta në vitin 2021 pas komplikacioneve nga COVID-19.