Lufta publike mes futbollistit argjentinas Mauro Icardi dhe ish-partneres së tij, Wanda Nara, ka marrë një tjetër kthesë të ashpër, duke u kthyer në një telenovelë të vërtetë me akuza të rënda dhe fyerje personale. Shkëmbimi i fundit mes tyre ka sjellë në qendër të vëmendjes çështje të ndjeshme si tradhtia dhe problemet e marrëdhënieve të kaluara.
Gjithçka nisi kur Icardi reagoi ashpër ndaj publikimit të disa mesazheve audio nga Nara, të cilat ajo i kishte ndarë me vajzat e tyre.
I acaruar, ai e akuzoi ish-bashkëshorten për tradhti të vazhdueshme.
”Ke djegur veten me gjithçka që ke bërë dhe nuk e di se çfarë të pret. Tre vite më parë doja të largohesha dhe të filloja një lidhje me gruan që kam tani, por mendova për vajzat tona dhe të dhashë një tjetër mundësi. Megjithatë, ti më tradhtoje me këdo që të dilte përpara. Jam i lumtur tani me një grua që më jep gjithçka që kam nevojë,” shkruajti Icardi.
Nuk vonoi shumë dhe Wanda Nara dha kundërpërgjigjen e saj, duke e akuzuar Icardin për hipokrizi dhe duke përfshirë në sulmet e saj edhe aktoren China Suárez, e cila është përfolur më parë për lidhje me futbollistin.
“Shihet që je shumë i lumtur. Mëkat që kur më tradhtove, nuk ike nga shtëpia me të dashurën tënde. Kur unë e zbulova tradhtinë, ti zgjodhe të qëndroje. Një muaj para se të ishe me të, deshe një fëmijë tjetër dhe të rimartoheshe, por u largove vetëm sepse të nxori policia,” deklaroi Nara.
Ajo vazhdoi duke sulmuar ashpër edhe rivalen e saj të përfolur: “E dashura jote ka qenë gjithmonë një ‘dhuratë’, ashtu siç kanë qenë edhe të tjerët para saj.”
Kjo përplasje publike, e cila ka zgjatur prej kohësh, vazhdon të tërheqë vëmendjen e mediave dhe fansave në të gjithë botën, duke i kthyer marrëdhëniet e tensionuara mes Icardit dhe Narës në një spektakël të vërtetë mediatik.