“Më takon mua”/ Andia Ulliri kërkon mandatin e Arjan Ndojës, i shkruan letër KQZ-së

Mandati i fundit i Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit që i përket listës së hapur është kthyer në një tjetër betejë mes kandidatëve të kësaj force politike edhe pas përfundimit të procesit të numërimit.

Pretendime ka shfaqur edhe kandidatja për deputete Andia Ulliri, e cila ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve një kërkesë, ku shprehet se mandati që i ka kaluar kandidatit Arian Ndoja është në shkelje të dispozitave të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor.

Në kërkesën e saj, Ulliri pretendon se në listën fituese të PD që ka shpallur KQZ për qarkun e Durrësit, nuk janë respektuar kuotat gjinore.

Sipas saj, KQZ nuk ka interpretuar siç duhet dispozitat e Kodit Zgjedhor, pasi në bazë të kuotës gjinore që 1 në 3 deputetë duhet të jetë nga gjinia më pak e përfaqësuer, asaj i takon mandati nga lista e hapur e PD.

MESAZHI I PLOTË:

Nga këqyrja që i kam bërë faqes zyrtare të KQZ-së, rezulton se nga ana juaj është shpallur si i zgjedhur (mandatuar) kandidati Arian Ndoja, i cili ishte i renditur i pari për nga votat parapëlqyese.

Unë besoj se ky veprim nga ana juaj nuk përbën një vendim të ligjshëm, por vetëm një projeksion, i cili bie ndesh me dispozitat e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, me Kodin Zgjedhor, si dhe me qëndrimin e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, i cili është paraqitur edhe në Gjykatën Kushtetuese.

Në mënyrë të pashpjegueshme nga ana juaj është anashkaluar hapur përcaktimi ligjor i referuar në Kushtetutë dhe i sanksionuar në Kodin Zgjedhor, ku përcaktohet qartë që 1 në çdo 3 deputetë duhet të jetë i gjinisë më pak të përfaqësuar”,