Më shumë se 70 ish-pjesëmarrës të Eurovisionit kërkojnë përjashtimin e Izraelit nga Eurovision
Më shumë se 70 artistë dhe muzikantë, të cilët dikur kanë përfaqësuar vendet e tyre në Eurovision, kanë nënshkruar një letër të hapur ku kërkojnë përjashtimin e Izraelit dhe transmetuesit të tij kombëtar, KAN, nga edicioni i këtij viti i Eurovision Song Contest. Letra është drejtuar Unionit Evropian të Transmetuesve (EBU) dhe kërkon që Izraeli të përjashtohet për shkak të “gjenocidit kundër palestinezëve në Gaza dhe regjimit të aparteidit dhe pushtimit ushtarak ndaj popullit palestinez”.
Ndër nënshkruesit e letrës janë fitues të mëhershëm të Eurovision-it, si Charlie McGettigan, Salvador Sobral, dhe Fernando Tordo, si dhe emra të njohur si Mae Muller dhe Hadise Açıkgöz. Ata kritikuan EBU-në për lejimin e pjesëmarrjes së Izraelit, duke theksuar dyfishtë standardet në vendime të mëparshme, si përjashtimi i Rusisë në vitin 2022 pas pushtimit të Ukrainës.
Eurovision 2024 është shoqëruar nga polemika të shumta për shkak të përfshirjes së Izraelit në garë, në një kohë kur konflikti në Gaza vazhdon.