“Më shante nëpër tavolina, unë e kam mbajt me buk atë”/ Zbardhet dëshmia e Juljan Gjoshit

Pak orë pas dorëzimit në polici, si autor i vrasjes së Alfred Dedjas një ditë më parë në Ndroq, Juljan Gjoshi ka thyer heshtjen. Sipas tij, gjithçka ka nisur pasi ka marrë vesh se viktima e shante këtë të fundit.

“Ai më shante nëpër tavolina. Unë e mora vesh këtë gjë. Dhe nuk e durova dot. Unë e kam mbajtur me bukë atë. Ai nuk mund të më shajë mua. Erdha për drekë tek Kështjella, e mora në telefon dhe sa e pashë e vrava”- ka deklaruar ai para hetuesve të DVP Tiranë.

Juljan Gjoshi, kunati i Altin Hajrit, vrau me 5 plumba shokun e tij Alfred Dedja në një restorant në Ndroq. Dedja gjeti menjëherë vdekjen si pasojë e plagëve të marra.