“Më prezantoi me meshkuj të tjerë”/ 38-vjeçari u zbulua nga videot dhe fotot intime të vajzës së mitur në celular, zbardhet dëshmia e 13-vjeçares: Kemi kryer marrëdhënie prej 1 viti

Është zbardhur dëshmia e 13-vjeçares, e cila është abuzuar seksualisht nga Simon Gjoka prej gati një viti.

38-vjeçari u zbulua nga fotot dhe videot intime të vajzës së mitur të cilat u gjetën në celularin e tij.

Menjëherë e mitura është marrë në pyetje në praninë e psikologut dhe nënës së saj ku ka dëshmuar se lidhja me 38-vjeçarin kishte filluar prej më shumë se 1 viti dhe se kishin kryer edhe marrëdhënie seksuale.

Gjithashtu ka deklarur se Simon Gjoka e kishte prezantuar edhe me persona të tjerë, ndërsa është ngritur dyshimi se mund të jetë shfrytëzuar prej tij për prostitucion.

Raportohet se 38-vjeçari kishte lidhje miqësore me nënën e të miturës, e cila ishte invalide.

Pritet akt ekspertimi i mjekut ligjor dhe marrja sërish në pyetje e të miturës për të përcaktuar nëse ajo është shfrytëzuar për prostitucion.