“Më pret ditë e vështirë”, Vuçiç në Bruksel: Serbia e gatshme për bashkëpunim për zbardhjen e shpërthimit në Zubin Potok

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka thënë sot se e pret një ditë e vështirë në Bruksel, ku siç është paralajmëruar, do të ketë takime me të gjithë zyrtarët e Bashkimit Europian. 

“Sot kam një ditë të vështirë në Bruksel dhe bisedoj me të gjithë zyrtarët evropianë që janë emëruar rishtazi në Komisionin Evropian. 

Dëshira ime ka qenë të qëndroj sot në mëngjes në hapjen e këtij samiti, edhe nëse nuk kam arritur t’i bëj të gjitha takimet”, tha Vuçiç gjatë fjalimit të tij në konferencën ”Serbi – Afrikë: Diplomacia”. 

Vuçiç do të takohet me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Callas, si dhe me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa. 

Më tej Vuçiç tha se do të marrë pjesë në një darkë në Koshtë, ku do të jenë të pranishëm edhe kryeministri i Prishtinës, Albin Kurti dhe të tjerë, ku nënvizoi  se do të ketë edhe bisedime me të dërguarin e BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës , Miroslav Lajçak. 

Sa i përket shpërthimit në Zubin Potok  Vuçiç shtoi se Beogradi është i gatshëm për bashkëpunim të plotë në çështjen e kryerjes së një hetimi me të gjitha organizatat dhe institucionet ndërkombëtare.