Me pranga në duar, i burgosuri shqiptar arratiset gjatë transportimit, vijojnë kërkimet
Një 23-vjeçar shqiptar i burgosur në Baden AG arriti të arratisej pak para se të hipte në një automjet burgu.
Ai mbante veshur pantallona të zeza, një xhaketë të zezë me mëngë të bardha me motive dhe këpucë të bardha. Ai mbante gjithashtu pranga në kohën e arratisjes.
Pavarësisht një kërkimi të menjëhershëm që përfshinte disa qen shërbimi, i burgosuri ende nuk është gjetur. Nuk ka shenja për ndonjë rrezik për publikun.
Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e tij.
Sipas autoriteteve gjermane, 23-vjeçari është i dënuar nga një gjykatë e shkallës së parë për krime kundër pronës, por vendimi nuk është i formës së prerë.