“Më ngacmonte gruan”, Isuf Hasa rrëfen vrasjen e 81-vjeçarit: Më merrte në telefon dhe më thoshte …

Isuf Hasa ka pranuar vrasjen 81-vjeçarit Xhemal Meta.

Para hetuesve ai ka zbuluar edhe arsyet që e shtynë të merrte aktin ekstrem. Sipas tij, Meta e bullizonte dhe i ngacmonte bashkëshorten.

“Në mëngjes shkova në shtëpinë e Xhemalit dhe pimë kafe. Pasi mbaruam aty vendosëm të shkonim në lokalin e fshatit. Në oborrin e shtëpisë së tij pashë ku ishte çekiçi. E mora dhe e qëllova nga mbrapa. Kishte shumë kohë që më bullizonte dhe më ofendonte. Kisha kuptuar që më ngacmonte gruan. Unë punoj roje nate në Dajt dhe kishte raste nuk shkoja tre netë në shtëpi. Xhemali më merte në telefon dhe më thoshte: “Si nuk na dhe një herë nga rakia e gruas”. Kisha kohë që nuk po e duroja dot. Pasi e vrava i mora lekët. E dija që kishte lekë sepse mi kishte treguar ai vetë. Më pas kam shkuar tek stacioni elektrik dhe deri në Tiranë kam zbritur me një makinë të tyre. Më pas shkova tek shtëpia e vajzës në Vorë”.

Isuf Hasa është shoqëruar edhe pas ngjarjes dhe është lënë i lirë qëllimisht nga policia.

Fillimisht ai mohonte të kishte lidhje me ngjarjen. Por më pas, nëpërmjet edhe provave, agjentët shkuan për ta arrestuar.

Më pas ai u prangos në shtëpinë e tij, në Zall-Bastar.