”Më në fund kemi sot vendimin”, Kumbaro: Lumi Vjosa Park Kombëtar

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka reaguar sot me një deklaratë pas mbledhjes së qeverisë.

Kumbaro thotë se në këtë mbledhje u mor vendimi për shpalljen e lumit Vjosa Park Kombëtar.

Këtë gjë e konfirmoi edhe Rama pak ditë më parë në panairin e turizmit në Berlin.

Më në fund kemi sot vendimin që shpallim lumin e Vjosës, lumin e fundit të gër të Evropë, park Kombëtar. E kemi shtrirë këtë sipërfaqe të mbrojtur në 12 mijë e 727 hektarë, që është sipërfaqja ujore dhe tokë. Së bashku me tre degët bëjnë atë që sot quhet parku i parë kombëtar i një lumi të egër në Evropë.

Është faza e parë e kësaj pune, është punuar me shoqatt ndërkombëtare që edhe na kanë certifikuar për arritjet. Dua të theksoj bashkëpunimin që kemi pasur me një shoqatë në Amerikë.

Do të vijojmë me hartimin e planit dhe të masterplanit. Do të ketë nevojë për përgatitjen e këtij plani, për të parë se ku do të jetë mbrojtja strikte ku nuk ndërhyhet fare dhe gjithçka tjetër-tha Kumbaro.