“Më mungon çdo ditë” – Klajda Gjosha rrëfen dhimbjen në ditëlindjen e babait

Kur dhimbja bëhet pjesë e përditshme e shpirtit, fjalët nuk janë asnjëherë të mjaftueshme. Ish-ministrja dhe politikania Klajda Gjosha ka prekur zemrat e ndjekësve të saj me një dedikim të ndjerë për të atin, në ditëlindjen e tij – një përvjetor që tashmë e gjen pa praninë fizike të babait, por me dashurinë e tij të paharruar që jeton përjetë në zemrën e saj.

“Kur njeriu më i afërt largohet nga kjo jetë, bashkë me të shuhet edhe një copë e shpirtit tënd,” shkruan Gjosha në një postim prekës në rrjetet sociale. Ajo rrëfen për boshllëkun që lë pas një mungesë kaq e madhe – rutinën që nuk është më, telefonatën e mëngjesit që s’vjen, përqafimin e përditshëm dhe shikimin që mbushte zemrën.

Në këtë ditë simbolike, Klajda ndan edhe një detaj personal që përlot: videot e babait të saj janë kthyer në “thërrime shpirti” që e ndihmojnë të mbajë gjallë kujtimet dhe të ndjejë praninë e tij, qoftë edhe në formën e një ëndrre.

“Të dua ba, përjetësisht të dua,” mbyll ajo mesazhin