Me modifikime të paligjshme prishën qetësisë publike, Policia bllokon 35 mjete dhe motomjete në Tiranë, gjoba deri….
Në kuadër të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë në rrugë, Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj mjeteve që, përmes modifikimeve të paligjshme, gjenerojnë zhurma të larta dhe cënojnë qetësinë publike.
Sipas policisë gjatë kontrolleve në disa zona të kryeqytetit janë konstatuar dhe ndëshkuar drejtues mjetesh që shkelin normat e sjelljes në trafik, apo që kryejnë manovra të rrezikshme në rrugë, dhe shqetësojnë qytetarët në përditshmëri.
Blutë bëjnë me dije se janë bllokuar 23 dhe 12 automjete.
Ndërsa janë vendosur masa administrative deri 1 milion lekë.
Gjithashtu Policia Rrugore siguron qytetarët se kontrollet do të vijojnë pa ndërprerje, me tolerancë zero ndaj çdo shkeljeje që cenon jetën, shëndetin dhe qetësinë e komunitetit, si dhe i fton ata që të denoncojnë çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke garantuar një reagim të menjëhershëm dhe profesional.