“Më mirë të vdes”, banori i Thethit i përlotur, shtrihet në rrugë: I bëj thirrje …
Tensione dhe revolta nga banorët ka pasur gjatë aksionit të autoriteteve për lirimin e hapësirave publike në zonën e Thethit.
Një prej banorëve të zonës, me lot në sy është shtrirë në rrugë para gomave të fadromës dhe është shprehur se ndërtesat janë prej druri, ndërsa i bën thirrje shtetit që mos t’i shembin pasi kishte marrë kredi.
“I bëj thirrje shtetit, institucioneve të vendosin dorë. Më mirë të vdes. Le të vijnë t’i shohin, janë prej druri dhe duan t’i prishin, jam futur në kredi. U bëj thirrje kryeministrit, Edi Ramës, Benet Becit. Ju lutem. Unë jam i vdekur. Jam në borxh për të ndërtuar 5 shtëpi druri, ku të mbytem unë? Më mirë të vdes dhe unë”, u shpreh ai.