“Më mirë një magjyp se një njeri ç’njerëzor si ti” Për kë e ka kësaj here Meridiani?!
Së fundmi banorët e shtëpisë në Big Brother Vip janë përfshirë në debate forta midis njëri-tjetrit. Dhe ajo që bie në sy më së shumti është se Egla duket herë pas here se është në ‘sulm’ ndaj të tjerëve duke përdorur ofendime dhe tone të ashpra.
Në lidhje me aktoren duket se ka reaguar edhe analisti Meridjan Ramcaj ku ka postuar një foto me mbishkrimin: Ky njeriu që kishte një kauzë të sajën, turp për bullizmin që bën. Më mirë të jem një magjyp se një njeri pa dinjitet. Turp që je pjesë në atë shtëpi.
Kujtojmë që para disa ditësh Ceno ka bërë publike një kauz të sajën ku akuzoi gazetarin Saimir Kodra për ngacmim seksual 25 vite më parë. Aktorja ka treguar se ky ngacmim ndodhi kur kishte shkuar për të kërkuar punë.