Me kapuç dhe armë lodër i riu tentoi të grabisë një pikë këmbimi valutor në Durrës, shpallet në kërkim

Një tentativë grabitje ka ndodhur në një pikë këmbimi valutor në qytetin e Durrësit. Keto janw fotot, kur autori me një armë lodër është futur në pikën e këmbimit valutor për të grabitur.
Ai është i veshur me një xhup të zi dhe një kapuç në kokë. Sapo futet në ambientet e pikës së këmbimit valutor, grabitësi nxjerr armën lodër.
Grabitësi nuk ka arritur që të marrë shuma parash nga pika e këmbimit valutor në rrugën ‘Taulantia’ ose ish-Vollga në qytetin e Durrësit. Sapo punonjësit e kanë parë të armatosur nuk kanë hapur xhamin e sportelit dhe ai është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premte rreth orës 9:00.