“Më ka qëlluar miku im”, ekzekutohet shqiptari në Greqi, gruaja gjen vendndodhjen e tij pas telefonatës
- 22 May, 2025
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në zonën e Artemidës në Greqi, ku një 36-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri. Sipas mediave greke, viktima telefonoi gruan e tij disa orë para ngjarjes, duke i thënë se një mik i tij e kishte qëlluar me armë.
Pas telefonatës, gruaja përdori aplikacionin “Find my iPhone” për të lokalizuar vendndodhjen e bashkëshortit të saj. Ajo së bashku me një ekip nga njësia DIAS e Policisë Helenike shkuan në kryqëzimin e rrugëve Arionos dhe Anemoessas në Artemidë, ku telefoni i viktimës u gjet i mbuluar me gjak, por pa praninë e tij.
Kërkimet e nisura në atë zonë rezultuan me gjetjen e viktimës pak minuta më pas, i cili kishte ndërruar jetë si pasojë e plagëve nga të shtënat me armë zjarri.
Policia vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ