“Jam i pafajshëm e kam pranuar kot, jam hallexhi”, ka deklaruar para togave të zeza Majlind Habibi, i cili akuzohet se vrau shokun e tij Branko Shkoza duke e hedhur në kanal.
35-vjeçari, i cili u njoh me masën e sigurisë “arrest me burg”, deklaroi në Gjykatën e Durrësit se e ka pranuar krimin për shkak se e kanë dhunuar.
Autori i dyshuar u shpreh se është familjar, duke shtuar se gruaja e tij është shtatzënë dhe se ka një djalë 4-vjeç.
Majlind Habibi është shprehur se “më ka ikur nusja me djalin nga frika”.
“Me datë 27 kam qenë pushim dhe e kam takuar, se nuk vinte te lokali lagjes. Jam familjar, jam i pafajshëm e kam pranuar kot jam hallexhi. Kam djalin 4 vjeç dhe gruan shtatzënë zonja gjyqtare. Më kanë ushtruar dhunë dhe e kam pranuar krimin. Më ka ikur nusja me djalin nga frika”,dëshmoi ai para togave të zeza.