“Më jep para ose do të të…”/ Kanosi me jetë një person, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë (EMRI)
Korçë/Vijojnë kontrollet në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Si rezultat i bashkëpunimit mes strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe të DVP Tiranë, kapet në qytetin e Tiranës dhe vihet në pranga një 39-vjeçar i akuzuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.
Në zbatim të planit të masave të hartuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Korçë, falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve me DVP Tiranë, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, u kap dhe u vu në pranga shtetasi:
Kreshnik Aliaj, 39 vjeç, banues në Korçë.