Më i lumtur se kurrë, Princi Leka dhe Geraldina e vogël urojnë shqiptarët për festat
- 24 December, 2024
Princi Leka është shfaqur në një set fotografish me vajzën e tij të vogël, Geraldina, teksa ka uruar shqiptarët për festën e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.
Leka duket më i lumtur se kurrë, teksa thotë se me vajzën e tij në krahë, ndjen “kuptimin e vërtetë të festave”.
“Mes momenteve plot gëzim dhe dashurisë së pafund me vajzën time Geraldinë, ndjej kuptimin e vërtetë të festave. Uroj që çdo familje të gjejë këtë ndjesi të ngrohtë në zemrat dhe shtëpitë e tyre. Gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri”, shkruan ai në rrjetet sociale.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ