“Më hodhën drogë në pije”/ Sportisti rrëfen për mbidozën që e la në koma për disa ditë
Ish-basketbollisti Lamar Odom ka rrëfyer një ngjarje tronditëse nga viti 2015, kur për pak sa nuk humbi jetën pas një mbidoze. Ai beson se dikush i paidentifikuar i hodhi drogë në pije, duke e lënë në koma për disa ditë.
Në një intervistë për “The Kyle and Jackie O Show”, Odom shpjegoi se natën e incidentit ishte shumë i mërzitur për divorcin me ish-gruan e tij, Khloe Kardashian, dhe kishte shkuar në një shtëpi publike për t’u qetësuar. Ai nuk mban mend shumë nga ajo natë, por thotë se pasi kishte pirë një gotë, u gjet në spital disa ditë më vonë, i rrethuar nga lajme që nuk i kujtoheshin.
“Kur u zgjova, nuk mund të ecja apo të flisja. U deshën disa muaj shërim, shumë lutje dhe shumë vendosmëri”, tha Lamar Odom, duke theksuar se procesi i rikuperimit ishte i gjatë dhe i vështirë.