“Më falni për veprimin ekstrem. Jam i paburrë dhe nuk ia dola dot”/ Zbardhet përmbajtja e letrës që pedagogu amerikan la para se të vriste gruan

Zbulohet përmbajtja e letrës që shtetasi amerikan la pak përpara se të vriste gruan dhe më pas veten. “Më falni për veprimin ekstrem. Jam i paburrë dhe nuk ia dola dot.” Ndërkohë në letër ai ka shkruar edhe për vrasjen e gruas, por edhe në lidhje me disa borxhe që i kishte të tjerëve.

 

Sipas burimeve, ka qënë drejtori i shkollës i cili ka lajmëruar policinë pasi ka bërë re mungesën e tij në shkollë ishte i punësuar.

Pasi ka mbërritur policia, ka tentuar që të hapë derën. Dera e dhomës nuk hapej për shkak se shtetasi amerikan ishte varur direkt pas derën së dhomës dhe pengonte hapjen e saj.

Fillimisht është gjetur trupi i pajetë i amerikanit i vetëvarur, ndërsa më vonë, duke kërkuar për prova të reja, janë gjetur trupat e pajetë të bashkëshortes së tij me origjinë nga Indonezia, por me pasaportë amerikane dhe 2 qentë. 55-vjeçari amerikan, pasi e ka mbytur gruan, e ka mbuluar trupin e saj me rroba dhe sipër tyre ka vendosur 2 trupat e mbytur të dy qenve.

Matthew James Wertz kishte munguar ditën e djeshme në punë dhe kjo kishte shqetësuar drejtorin e shkollës Albanian College Tirana i cili ka shkuar në banesën e tij në rrugën ‘Vangjel Noti’ në Laprakë, në kryqëzimin e rrugës “Valbona” me rrugën “Ramazan Ceku”.

Kur ka hapur derën ka gjetur trupat e pajetë dhe ka njoftuar policinë. Autopsia e kufomave do të kryhet sot në Insitutin e Mjeksisë Ligjore Tiranë. Ndërsa të gjitha provat e sekuestruara do ti nënshtrohen ekzaminimeve të nevojshme kriminalistike dhe Mjeko-Ligjore.