“Më fal, nuk ja dola dot”/ Letra e fundit e amerikanit që vrau veten, gruan dhe dy qentë
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 19.08.2024, në kryqëzimin e rrugës “Valbona” me rrugën “Ramazan Ceku”, është vetëvarur në banesë (të marrë me qira) shtetasi amerikan M. W., 55 vjeç, dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Shtetasi amerikan fillimisht ka mbytur gruan me litar dhe më pas dy qentë që kishin. Në fund i ka dhënë fund jetës duke varë veten. Shtetasi nga SHBA punonte si pedagog në një shkollë private në Tiranë.
Fillimisht është gjetur trupi i pajetë i amerikanit i vetëvarur, ndërsa më vonë, duke kërkuar për prova të reja, janë gjetur trupat e pajetë të bashkëshortes së tij me origjinë nga Indonezia, por me pasaportë amerikane. 53-vjeçari amerikan, pasi e ka mbytur gruan, e ka mbuluar trupin e saj me rroba dhe sipër tyre ka vendosur 2 trupat e mbytur të dy qenve. Paraprakisht dyshohet që ngjarja të ketë ketë ndodhur në kushte depresioni, por kjo është pistë paraprake dhe po hetohet nga policia. Ngjarjen e ka zbuluar drejtori i shkollës pasi amerikani nuk ka shkuar në shkollë. Kur ka hapur derën e ka gjetur dhe ka njoftuar policinë.