Deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur këtë mëngjes në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për zbatimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Ajo ka hyrë në ambientet e SPAK me dy gishta lart dhe një buzëqeshje.
Kryemadhi po hetohet nga SPAK për tri akuza: pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA. Gjithashtu, në të njëjtën çështje po hetohet edhe bashkëshorti i saj, Ilir Meta, i cili është në proces divorci me Kryemadhin dhe ndodhet aktualisht në burg, pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ