Me 75 vota pro, Kuvendi i heq imunitetin Sali Berishës, i hapet rruga për arrestim për aferën Partizani

Kuvendi ka miratuar kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

75 deputetët votuan pro kërkesës së SPAK, për heqjen e imunitetit të Sali Berishës, duke i hapur kështu rrugë arrestimit të tij mes tymueseve dhe kaosit të krijuar nga Rithemelimi.

Tashmë, SPAK do t’i drejtohet GJKKO me një kërkesë për shtrëngimin e masës së sigurisë për Sali Berishën, pasi ky i fundit nuk zbatoi masën e sigurisë detyrim paraqitjeje.

SPAK do të kërkojë ose ‘arrest në shtëpi’ ose arrest në burg’.