Me 73 vota pro, miratohet ngritja e komisionit për dezinformimin

Kuvendi ka miratuar ditën e sotme ngritjen e Komisionit për Dezinformim.

Me 73 vota pro si dhe 7 vota kundër, projektvendimi “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm të Kuvendit “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”, është miratuar.

Komisioni do të mbikëqyrë ndikimet e huaja malinje në mediat shqiptare apo financime nga vende jo mike në politikë dhe parti të ndryshme.