Më 1 tetor nis aplikimi për skemën e re kombëtare për fermerët/ Denaj: Financojmë 50% të investimit grant në serra, blegtori e peshkim

Më 1 tetor nis aplikimin skema e re kombëtare për fermerët. Pas mbledhjes së qeverisë, Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj thekso se prioritet është investimi në zgjerimin e hektarëve në sera, mbarshtimin e kafshëve nga blegtorët dhe rritja e peshkimit në 30 mijë tonë brenda 2030 nga 9600 ton që është aktualisht.

Anila Denaj – Ministre e Bujqësisë: Fermerët dhe subjektet përfitues të Skemës Kombëtare me 50% të investimit grant, do të jenë në fushën e serrave që sot kanë rritur sipërfaqet në 2 200 ha tokë, nga 1 mijë ha që ishte para 5 vitesh dhe kjo mbështetje do të rrisë investimet në këtë sektor me 250 ha sipërfaqe serra në vit, duke siguruar një produkt cilësor në zinxhirin ushqimor dhe eksporte në 83 tregje elitare”

Për serrat diellore masa e përfitimit do të jetë jo më shumë se 15 milionë lekë për ha. Për prodhim perimesh jo më shumë se 8 milionë lekë për ha dhe për serrat e rrushit të tavolinës 4 milionë lekë për ha”Skema Kombëtare e Investimeve në Fermë, nis këtë vit me një buxhet 500 milionë lekë, miratuar në Aktin Normativ të Qeverisë, por do të vijoj të paguhet dhe për gjatë vitit që vjen. Aplikimet për këtë skemë nisin më 1 tetor on-line në Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural