Mbytet një varkë me emigrantë në Bosnje

Një gomone që po bartte emigrantë, të cilët po tentonin të kalonin ilegalisht nga Serbia në Bosnje e Hercegovinë është fundosur në lumin Drina. Policia kufitare gjeti në breg 15 persona nga rreth 30 që ndodheshin në gomone.

Në mesin e te mbijeturave shumica e tyre nga Maroku jane edhe tre fëmijë.Deri tani nga ekipet e shpëtimit janë gjetur trupat e katër viktimave.

Në kërkim të të zhdukurve marrin pjesë krahas policëve serbë, zhytesve në Xhandarmërinë e Serbisë, edhe zyrtarë nga Bosnja.Serbia dhe Bosnje Hercegovina janë pjesë e “rrugës ballkanike” përmes së cilët emigrantët kalojnë për të shkuar drejt Evropës perëndimore. Në dhjetë vjetët e fundit, në lumin Drina kanë humbur jetën të paktën 40 emigrantë, teksa po tentonin ta kalonin atë.