Mbyllja e fushatës në Tiranë/ Rama zbulon detaje të mitingut: Do jenë vetëm …

Vetëm pak minuta kanë mbetur nga mbyllja e fushatës elektorale dhe kryeministri Rama ka ndarë me ndjekëst një video – mesazh ku ka zbuluar disa detaje të mitingut përmbyllës. Ai bëri me dije pas pak do ketë vetëm kandidatët e qarkut të Tiranës, pasi të tjerët kanë qëndruar në qarqet e tyre.

Ja dhe orët e fundit të këtij rrugëtimi erdhi, pas pak në 19:30 kemi Tiranën dhe vetëm Tiranën, të gjithë të tjerët kanë qëndruar nëpër qarqet e tyre duke bërë përgatitje e fazëz tjetër të procesit, organizimi, trupat e komisionerëve”, tha Rama.

Ndërsa komentoi edhe votën e diasporës, për të cilën tha se numrat janë inkurajues sa i përket pjesëmarrjes.