Mbylli në apartament Sajma Qordja, arrestohet njëri prej autorëve të ngjarjes në Astir

Policia e shtetit ka arrestuar Ermal Binjakun, njëri prej autorëve të dyshuar në ngjarjen e Astirit. 26-vjeçari dyshohet se në bashkëpunim dhe me anë të forcës ka mbyllur në apartament 20-vjeçaren, Sajma Qordja.

Qordja alarmoi RENEA-n me denoncimin se po dhunohej brenda një banesë në zonë e Astirit.

Efektivët menjëherë rrethuan banesën, por 20-vjeçarja u mbyll brenda apartamentit, duke mos pranuar të dilte. Pas tentativës për të negociuar me të, efektivët hynë brenda apartamentit duke u ngjitur në tarracë. Policia njoftoi se vajza u gjet e vetme, por pa shenja dhune, megjithëse në gjendje të rënduar psikologjike.

Raportohet se ajo ishte larguar nga banesa me të dashurin e saj, i cili nuk pranohej nga prindërit e të resë, sepse është person problematik. Ky i fundit kishte marrë me qira dy apartamente në zonë e Astirit, ku në njërin po qëndrone vajza, e në tjetrin u gjetën dy armë zjarri pistoleta.

NJOFTIMI I POLICISE: 

Kapet dhe ndalohet një prej autorëve të  dyshuar të ngjarjes së ndodhur me datë 09.01.2025, në Astir.

Si rezultat  i hetimeve intensive, bazuar dhe në informacionet e marra falë inteligjencës policore, nga Strukturat e DVP Tiranë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. B., 36 vjeç, banues në Tiranë, me precedent të mëparshëm penal.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në bashkëpunim me shtetas të tjerë të shpallur në kërkim, kanë mbajtur të mbyllur shtetasen S. Q., në një apartament në Astir.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim.

Gjithashtu, vijojnë hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe identifikimin e personave  të tjerë që mund të jenë përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme.