Mbyllet votimi për 61 bashki/ Celibashi deklaron problematikat

Që prej një ore është mbyllur procesi i votimit është mbyllur. Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka dalë në një komunikim për mediat pas përfundimit zyrtar të procesit të votimit.

ILIRJAN CELIBASHI: Komisionarët janë duke protokolluar procesin.  Mund të jetë me interes përbërja e komisioneve, 70 përqind e KQV kanë pasur anëtarësinë e plotë prej 7 anëtarësh, 14 përqind  me 6 anëtarë dhe 10 përqind me 5 anëtarë.  Në 4 raste kemi marrë raportime për jashtë dhomës së fshehtësisë.  Në dy qendra, Elbasan dhe Paskuqan, është përdorur vetëm një nga dy makinat, në qendrat e tjera procesi ka shkuar shumë mirë. 35 denoncime janë administruar”

Thuajse në të gjitha QV- të është duke perfunduar procesi i mbylljes dhe filllimi i dorëzimit të bazës materiale.

ILIRIJAN CELIBASHI: 170 mijë e 429 të cilët kanë shkuar në fraksionin e gabuar të QV-së. Në zgjedhjet e 2021 kjo shifër ka qenë 181 mijë. Ky infomacion është për ata që kanë pas dyshime se do kishte probleme me listën e zgjedhësve 10, 972 raste kur votuesit janë komisioner, operator apo vendim gjykate që janë identifikuar me PEI, që konsiderohen raste të veçanta. Për bashkite Kamëz, Vorë dhe Elbasan kemi informacion për Kamzen gati të plotë, përveç dy QV. Kemi mbi 60% të QV per Elbasanin dhe jemi në pritje të 11 QV të Kamzës

Celibashi u shpreh se për shpërdarjen e rezultatit në tre bashkitë do ende pak kohë verifikimi. Më tej Celibashi shtoi:

ILIRJAN CELIBASHI: Kemi konstatuar se në 11% të qv janë hasur vështirësi në gjetjen e qendrës së votimit. Kemi konstatuar që në 62 qv nga 5213 ka pasur shkelje për materiale propagandistike në një distancë prej 150 metra.