Mbyllet protesta e opozitës, pas Berishës protestuesit largohen të qetë nga Bulevardi i Tiranës

Ka zgjatur rreth vetëm pak orë protesta e thirrur nga opozita para Kryeministrisë.

Qindra qytetarë, mbështetës të opozitës, demokratë janë bashkuar në protestën e thirrur sot Partia Demokratike për shpëtimin e Shqipërisë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Në protestë nuk është shënuar asnjë incident dhe pasi Berisha ka mbaruar fjalën e tij, protestuesit janë larguar të qetë.

Protesta e sotme nisi në orën 12:00 e përfundoi pas 1 ore e gjysmë. Shiu ishte ai që ndërpreu planet e demokratëve për të qëndruar më gjatë përballë kryeministri. Me largimin e Berishës, edhe demokratët u shpërndanë.