Mbyllet procesi i votimit në Gjermani, publikohen sondazhet e para! Ja cila parti kryeson
Në Gjermani është mbyllur procesi i votimit dhe janë publikuar sondazhet e para, të cilat tregojnë një epërsi të qartë të CDU-CSU dhe një rritje të ndjeshme të partisë së djathtë AfD.
Sipas exit poll-it nga transmetuesi ZDF:
• CDU-CSU – 28.5%
• AfD – 20%
• SPD – 16.5%
• Të Gjelbrit – 12%
• Die Linke – 9%
• FDP – 5%
• BSW – 5%
Ndërkohë, sipas një tjetër sondazhi të publikuar nga ARD:
• CDU-CSU – 29%
• AfD – 19.5%
• SPD – 16%
• Të Gjelbrit – 13.5%
• Die Linke – 8.5%
• FDP – 4.9%
• BSW – 4.7%
Kandidati për kancelar, Friedrich Merz, dhe partia e tij Kristian Demokrate (CDU-CSU) po kryesojnë bindshëm në të dy sondazhet. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse kjo epërsi do t’i mundësojë formimin e qeverisë me vetëm një partner koalicioni, siç janë Social Demokratët (SPD), apo nëse do të nevojitet përfshirja e një pale të tretë, gjë që mund të zgjasë procesin e krijimit të qeverisë.
Një tjetër zhvillim i rëndësishëm është rritja e fuqishme e partisë kundër imigracionit Alternativa për Gjermaninë (AfD), e cila pritet të bëhet forca e dytë më e madhe politike në vend. Katër vite më parë, kjo parti mori vetëm 10.4% të votave, ndërsa tani, sipas sondazheve të fundit, po shkon drejt 19.5%-20%.
Rezultatet zyrtare priten të konfirmohen së shpejti, ndërsa këto exit poll-e, të bazuara në anketat e votuesve që sapo kanë hedhur votën e tyre, shihen si tregues të besueshëm të tendencës së votimit.