Mbyllet procesi i votimit në burgun e Drenovës, 176 të dënuar ushtrojnë të drejtën e votës

Ka përfunduar procesi i votimit në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Drenovë, në Qendrën e Votimit 3707/1. Sipas burimeve të siguruara, nga 221 të burgosur me të drejtë vote, 176 prej tyre kanë votuar, duke shfrytëzuar mundësinë e ushtrimit të të drejtës së tyre në këtë proces zgjedhor.

Sipas të dhënave të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), pjesëmarrja në nivel kombëtar deri në orën 13:00 ka qenë 27.09%, duke përfshirë raportimet nga 3331 nga 5225 qendrat e votimit të përgjithshme.

Në nivel kombëtar, deri tani kanë votuar 607,717 zgjedhës nga gjithsej 2,243,676 të regjistruar në Qendrat e Votimit të raportuara.

Pjesëmarrja më e lartë është regjistruar në qarkun e Tiranës, me 30.85%, e pasuar nga Dibrës me 30.31% dhe Kukësit me 28.44%. Ndërkohë, qarku me pjesëmarrjen më të ulët ka qenë Vlora, me vetëm 19.26%.