Mbyllet procesi i numërimit në Dibër, PS siguron 3 mandate, PD merr 2 deputetë

Në qarkun e Dibrës është drejt përfundimit procesi i numërimit të votave, me vetëm një kuti të mbetur nga 222 gjithsej. Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Partia Socialiste (PS) kryeson me 32,033 vota, që përbëjnë 56.18% të totalit, duke siguruar 3 mandate deputetësh.

Ndërkohë, koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ka marrë 21,725 vota, ose 38.10%, duke siguruar 2 mandate deputetësh.