Mbyllet numërimi në 7 qarqe, PS siguron mandatin e katërt qeverisës me 242 mijë vota diferencë ndaj PD-ASHM
Janë numëruar 4,954 kuti votimi nga 5,225 gjithsej për zgjedhjet e 11 majit 2025. Procesi i numërimit ka përfunduar në 7 qarqe të vendit, ndërsa vijon ende në 5 të tjera.
Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) është forca fituese me 707,774 vota, që përbëjnë 52.2% të totalit, duke siguruar mandatin e katërt qeverisës me një diferencë prej 242,049 votash ndaj koalicionit të dytë më të madh, PD-ASHM.
Rezultatet e deritanishme janë si më poshtë:
- Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 707,774 vota (52.2%)
- Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 465,725 vota (34.3%)
- Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 49,326 vota (3.6%)
- Partia Socialdemokrate (PSD) – 46,042 vota (3.4%)
- Partia Mundësia – 39,936 vota (2.9%)
- Lëvizja Bashkë – 19,121 vota (1.4%)
- Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 18,041 vota (1.3%)
- Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 5,243 vota (0.4%)
- Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 2,718 vota (0.2%)
- Lëvizja Atdheu (LA) – 1,971 vota (0.1%)
- Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 945 vota (0.1%)